-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

IKMT shemb pishinën e “Kastrati Empire” në Golem

Kryesoret

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një aksion në Golem për shembjen e disa strukturave betoni dhe pishinës së hotelit “Kastrati Empire”. Hoteli i përket biznesmenit Shefqet Kastrati.

“IKMT tjetër aksion në bregdetin e Golemit, prish strukturat e Hotel “Kastrati Empire”. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e një tjetër strukture betoni në brezin bregdetar të Golemit.

Objekti “pishinë” dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin Hotel Kastrati Empire. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cënon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.

Vetëm pak ditë më parë, në zbatim të ligjit, IKMT prishi pishinën e Hotel Prestigj, dhe më pas me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh duke ia kthyer hapësirën qytetarëve” mbyllet njoftimi i IKMT-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit