-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk di gjë”! Rrumbullaku i preu biletën, drejtori i Tiranës i çon një “lutje” të fundit

Kryesoret

Dy ditë më parë në media qarkulloi lista me disa ndryshime në radhët e policisë së shtetit, që preknin edhe drejtorinë e Tiranës që ka në krye Lorenc Panganikën.

Ky i fundit doli sot në deklaratë për mediat duke njoftuar zbardhjen e një vrasje pesë vite më parë.

Ai u pyet për ndryshimet dhe faktin që në vendin e tij është lakuar emri i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Tonin Vocaj, por mohoi që të ishte komunikuar largimi apo transferimi.

Zyrtarisht nuk kam ndonjë njoftim, nëse do të kem do u them, aktualisht vijoj punën normalisht” tha  Lorenc Panganika. Por jo rastësisht në fund të komunikatës për zbardhjen e vrasjes në Tiranë, Lorenc Panganika duket se kishte një “mesazh” për Muhamet Rrumbullakun.

Lorenc Panganika i tregoi publikut, por edhe Rrumbullakut që ka në dorë fatin e tij se për vitin që po mbyllet ka zbardhur pesë nga shtatë vrasjet që kanë tronditur kryeqytetin, duke treguar rezultatet, sipas tij të mira, por “bileta” duket se është prerë.

Theksojmë faktin se për vitin 2022, në qarkun e Tiranës, kanë ndodhur 7 vrasje, nga të cilat 5 janë zbardhur.

Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe duke shkëmbyer informacione me agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim zbardhjen e 2 vrasjeve të tjera dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale” tha ai.

Këta janë nënë e bir që morën peng, dhunuan dhe dogjën borxhliun në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit