Mund të mbetet e dyshimtë nëse do ta shohim Johnny Depp në rolin e piratit të dashur, Jack Sparrow, por aktori hollivudian ka veshur sërish kostumin e tij, këtë herë për një kauzë të mirë.
Disney ndërpreu çdo gjë me aktorin pas akuzave të Amber Heard për dhunë në familje, abuzim fizik, seksual.
Kur përfundimisht u dëshmua i pafajshëm, kompania e prodhimit i ofroi përsëri një partneritet, të cilin ai e refuzoi kategorikisht, i mërzitur që ata nuk e dëgjuan anën e tij që në fillim.
Megjithatë, aktori veshi sërish veshjen e piratëve dhe arsyeja ishte më e rëndësishme.
Bëhet fjalë për kapitenin Corey, një djalë 10-vjeçar i cili vuan nga Sindroma Hipoplastike e Barkushes së Majtë dhe për fat të keq, gjendja e tij tashmë është e pashërueshme.
Kështu që Johnny Depp e ndihmoi të realizonte dëshirën e tij të fundit dhe të arrinte 100,000 subscribers në kanalin e tij “Kraken the Box” në YouTube.
Aktori u maskua si heroi i preferuar i Cory dhe jo vetëm i dërgoi një video, por e ftoi të fliste në telefon.
Gëzimi i fëmijës ishte i papërshkrueshëm dhe aktualisht kanali i tij numëron 178 mijë përdorues të regjistruar.