Gazmir Ngota i arrestuar ditën e djeshme ka zbardhur dinamikën e plotë të rrëmbimit, dhunimit dhe djegies së 61-vjeçarit Menduh Kurt – Deda. Urdhri ishte dhënë, sipas tij nga Marjeta Karaj me pretendimin se i kishte një borxh 1 mln lekë. Por mes tyre, dyshohet se kishte pasur edhe një lidhje intime. Menduh Kurt – Deda pasi u mor te “Xhamlliku” është dhunuar në ambientet e një magazine në zonën e Alliasit. “Kurt Deda, ka kërkuar kohë për t’i shlyer borxhin dhe është përgjëruar se do i gjente lekët duke marrë para borxh tek persona të tjerë. Por Marjeta nuk besonte më tek ai, duke e quajtur mashtrues…” ka rrëfyer i arrestuari.
Ngota dhe Besmir Karaj, e kanë marrë 61-vjeçarin nga ambientet e magazinës në Allias dhe janë drejtuar drejt malit të Dajtit. Në një zonë pyjore, 61-vjeçari është lidhur në trungun e një peme dhe aty është spërkatur me benzinë. Kurdeda, sipas dëshmisë së Ngotës ka kërkuar që ta falnin dhe është përgjëruar se do i lante borxhet, por Besmir Karaj, i ka vënë zjarrin duke e djegur të gjallë.
Të dy personat janë kthyer më pas në Tiranë, duke bërë një pakt mes tyre që askush të mos fliste për këtë ngjarje të rëndë. Trupi i pa jetë u gjet nga banorë të zonës në 16 Maj 2017. E arrestuara për ngjarjen, Marjeta Karaj, rezulton të jetë Drejtoreshë Ekzekutive e një qendre Jo Fitimprurëse që Kujdeset për fëmijët jetimë të Policëve dhe Ushtarakëve të rënë në krye të detyrës dhe atyre që janë ndarë nga jeta. Pjesë e kësaj qendre ishte dhe viktima 61-vjeçari Kurdeda, i cili u dogj i gjallë në Dajt.
“Porosi e Marjetës”! Vrasësi rrëfen fjalët e fundit të borxhliut para se ta digjnin