Ditën e djeshme ne brigjet angleze u mbyt një gomone duke shkaktuar 4 viktima. Tragjedia ndodhi disa dit pasi qeveria Britanike ka paralajmëruar ashpërsimin të masave ndaj emigrantëve të paligjshëm.
Në zonë temperaturat ishin nën zero dhe kishte nisur të binte një dëborë e lehtë.
Sipas SKY NEWS, një nga personat në gomone telefonoi një organizatë bamirëse franceze dhe kërkoi ndihmë: Kemi fëmijë dhe familje në bord, tha ai.
Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme thanë për SKY NEWS se janë befasuar se pse gomonia nuk u pikas më shpejt.
Rrjeti televiziv britanik madje hedh dyshime se nëse në bord do kishte shqiptarë, gomonia do ishte pikasur më herët.
“Agjencitë e shërbimit sekret, MI5, GCHQ dhe Komanda e Forcave Kufitare janë përfshirë në operacione për të parandaluar kalimet duke përdorur dron, një avion spiun dhe duke gjurmuar telefonat celularë shqiptarë që përdoren në Francën veriore.
Mungesa e shumë shqiptarëve në bord mund të jetë arsyeja se pse varka e vogël iu shmang këtyre përpjekjeve. Raportet sugjerojnë se pasagjerët ishin kryesisht nga Afganistani, Iraku, India dhe Senegali”, raporton SKY NEWS.