Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një deklaratë për mediat ka denoncuar prishjen e pallatit në lagjen “Myslym Keta”.
Sipas Braimllarit, Veliaj pasi i ndryshoi dhe sajoi dokumentet, tre vite pas rënies së tërmetit u kujtua që pallati duhet të prishet si i pasigurt.
Fjala e plotë:
Të gjithë jeni vënë në dijeni mbi ngjarjen e rëndë që ka ndodhur me banorët e njësisë administrative numër 4, ku në mes të natës, i nxorri në rrugë të sëmurë, invalidë, të moshuar duke iu ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm, me qëllim grabitjen e pronës së tyre.
Pasi i ndryshoi dhe sajoi dokumentet, tre vite pas rënies së tërmetit u kujtua që pallati duhet të prishet si i pasigurt.
Pallati duhet të prishet pas 3 vitesh nga tërmeti, pasi Erion Veliaj tokën ku është ngritur pallati do t’ja japë ortakëve të tij me të cilët pastron lekët e krimit në Tiranë.
I njëjti skenar po përgatitet nga Erion Veliaj, në disa njësi administrative të Tiranës duke i mbajtur peng banorët me rindërtimin vetëm për një arsye të thjeshtë për të hapur sheshe ndërtimi për ortakët e tij, pasi është e qartë që Tirana është kthyer në lavatriçën e pastrimit të parave të pista, e konfimuar nga Departamenti i Shtetit, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga përgjimet e Ndraghetas.
Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Velisë, i cili vetëm mashtron dhe grabit, terrorizon dhe dhunon qytetarët për interes të tij dhe ortakëve që e rrethojnë.
Ndaj qytetarët e Tiranës kanë një datë shumë të rëndësishme të cilën nuk duhet ta harrojnë.