-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina nuk gjen qetësi, raportohen shpërthime në 3 qytete

Kryesoret

Të premten është raportuar për sulme të reja ruse me raketa në gjithë Ukrainën, derisa Kievi ka thënë se Moska mund ta nisë një ofensivë të re në fillim të vitit të ardhshëm.

Autoritetet ukrainase kanë raportuar për shpërthime në të paktën tri qytete më 16 dhjetor, duke thënë se Rusia ka nisur sulme të mëdha me raketa në objektet energjetike dhe infrastrukturën kyçe.

Autoritetet lokale kanë raportuar në rrjetet sociale se shpërthime ka pasur në Kiev, në pjesën jugore të Kryviy Rih në rajonin Dnjipropetrovsk dhe në pjesën verilindore të Harkivit.

Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, ka thënë në Telegram se qyteti ka mbetur pa energji elektrike pasi, sipas autoriteteve, tri raketa kanë goditur pika kyçe të infrastrukturës./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit