Bota e futbollit në zi. Ka vdekur Sinisha Mihajlovic. Ish-futbollisti dhe trajneri vdiq në moshën 53-vjeçare nga leucemia. Sëmundja u diagnostikua në 13 korrik 2019, u mposht dhe më pas iu rikthye në mars 2022.
Tre vjet trajtim, një transplant i palcës kockore dhe rikthimi në stolin e Bolonjës përpara se të shkarkohej në shtator pas një fillimi të vështirë të kampionatit.
Serbi, i cili luajti te Roma, Sampdoria, Lazio dhe Inter, ka lënë pas gruan e tij Arianna, vajzat Virginia dhe Viktorija dhe djemtë Marco, Miroslav, Dusan dhe Nikolas.