Policia e Lezhës ka arrestuar Besnik Pjetrit i cili në gusht të këtij viti vrau Pjer dhe Gent Përjakun, babë e bir.
Besnik Pjetri, i cili shkoi mbrëmjen e 29 gushtit në banesën e viktimave të cilët ishin babi dhe vëllai i ish-gruas së tij dhe i qëlloi me armë zjarri.
Krimi i rëndë ndodhi në Grykë Zezë të Lezhës dhe dyshohet se motiv i vrasjeve u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.