Altin Dumani do të jetë shefi i ri i SPAK-ut për tre vitet e ardhshme. Me pesë vota pro, prokurori Altin Dumani arriti që të fitonte përballë dy rivalëve, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi. Prokurori mori besimin e pesë anëtarëve, përballë 4 votave të Kondilit dhe një vote të Xholit.
Renditja
Altin Dumani-5 vota
Edvin Kondili-4 vota
Adnan Xholi-1 votë
Altin Dumani ishte etiketuar në media si i preferuari i SHBA-së përballë Kondilit, që shikoj me sy pozitiv nga pushteti. Lufta e ashpër jo vetëm në prapaskena me lobime, por edhe në media ishte e fortë deri në fund.
Sot ambasadorja amerikane që e ka ndjekur hap pas hapi këtë proces ishte te “Poli i Drejtësisë” në momentin që po intervistohej kandidati i fundit, Kondili.
Sipas raportimeve në media, ambasadorja nuk u largua nga “Poli i Drejtësisë” deri në momentin që u mësua fituesi.
Vetë ambasadorja me një mesazh të qartë se “jam këtu pasi përfaqësoj SHBA-në”, por theksoi se “nuk kam ardhur t’i them kujt se kë duhet të votojë”.