Një 42-vjeçar u arrestua sot në Rinas për korrupsion. F. Z. 42 vjeç, banues në Tiranë tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, me mjet identifikimi të falsifikuar.
Ai u ka ofruar atyre 100 euro ryshfet, që ta lejonin të kalonte kufirin, në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumenti që kishte paraqitur ishte me gjeneralitetet e një qytetari tjetër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenti i falsifikuar dhe 2 kartëmonedha të prerjes 50 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.