Një vrasje me armë zjarri tronditi pasditen e së premtes Tiranën. Viktima ishte biznesmeni Edmond Papa 49-vjeç.
DINAMIKA
Edmond Papa nga Roskoveci i Fierit, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe i ishte drejtuar një kafeneje në zonë.
Një person i maskuar me kapuç dhe i veshur me të zeza ka hyrë në brendësi të lokalit dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë.
Ende nuk ka detaje nga vrasësi. 49-vjeçari është pronar i një hoteli në Sarandë dhe është person i skeduar më parë nga policia në fushën e narkotikëve.
Lëvizja dhe droga
Biznesmeni Papa sapo kishte ardhur nga Anglia. Ai lëvizte me një makinë luksoze, të tipit “Mercedes-Benz G-Class”. Makina ishte parkuar në anë të lokalit në zonën e selitës ku u ekzekutua.
Viktima ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme në Greqi dhe konflikte për pronën.