Tre persona, mes tyre babë e bir janë lënduar duke pësuar djegie si pasojë e shpërthimit në flakë të një bombole nga rrjedhja e gazit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:15 në fshatin Vashtëmi.
Kryefamiljari R. K. 59 vjeç, djali i tij T. K. 34 vjeç, si edhe familjari i tyre A. M. 40 vjeç kanë marrë djegie trupore dhe janë transportuar në spital.
Aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Shkak i ngjarjes sipas policisë ka qenë pakujdesia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.