Ditën e sotme policia spanjolle ka arrestuar Morel Kërtallin 41 vjeç i cili së bashku me të vëllain Enkel Kërtalli, ishin shpallur në kërkim për atentatin ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka.
Enkel Kërtalli, 37 vjeç u arrestua më 13 dhjetor 2022.
Ditën e sotme, 18 dhjetor, Interpol njoftoi se është arrestuar dhe ekstraduar edhe vëllai i tij, Morel Kërtalli, 41 vjeç.
Më 23 gusht 2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur “4 Rrugët- Shijak”, në afërsi të Komunës Xhafzotaj dy vëllezërit qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz , i cili drejtohej nga biznesmeni Dashamir Gjoka.