Një masiv gurësh dhe dheu kanë bllokuar aksin Kukës-Shishtavec. Më shumë se 250 metër kub gurë dhe intertesh kanë rënë në afërsi të Urës së Shtrezës.
Mjetet e kompanisë sipërmarrëse po punojnë për largimin e tyre ndërsa dhjetëra automjete në dy anët e segmentit pritën në radhë për të kaluar.
Bëhet me dije njëra korsi është hapur dhe ka nisur lëvizja e mjeteve. Një ditë më parë, rruga u bllokua për disa orë nga një masiv shkëmbor.
Ky segment rrugor mbetet me rrezikshmëri të lartë për shkak të shkarjeve masive nga skarpatat e paqëndrueshme anësore dhe veçanërisht, aksi në ditë me reshje.