Elon Musk ka bërë një sondazh në Twitter me anë të të cilit ka pyetur të gjithë ndjekësit e tij nëse duhet të vazhdojë të jetë pronar i Twitter ose jo.
Shuma ishin përgjigje negative, çka kërkonin tëheqejn e Musk nga zotërimi i Twitterit.
Musk ka shkruar se do t’i përmbahet rezultateve të sondazhit, pra në bazë të sondazhit do të thotë që koha e Musk në Twitter ka marrë fund.
Ai është përballur me shumë kritika që nga marrja e Twitter-it. Pas një beteje ligjore, Musk mori kontrollin e kompanisë në tetor në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.
Sondazhi është hapur para 10 orësh. Ndërsa ka mbetur edhe një orë mundësi për të votuar 16 milionë njerëz kanë votuar dhe aktualisht rezultati duket se nuk është i thellë pasi 58% kanë votuar ‘po’, Musk duhet të largohet nga drejtimi i Twitter dhe 42% mendojnë që ai duhet të qëndrojë.