Rreth 1 orë e 30 minuta e priti autori në afërsi të bar kafes 49-vjeçarin, Edmond Papa për ta ekzekutuar.
TV Klan ka bërë me dije se vetëm 5 minuta pasi viktima mbërriti në shtëpinë e vëllait rreth orës 15.00, ekzekutori u fiksua nga kamerat e sigurisë në lagjen Fadil Bodinaku. Ardhja e tij fill pas viktimës, ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se për lëvizjet e biznesmenit, autori të jetë ndihmuar nga persona të tjerë.
Për të verifikuar këto dyshime, grupi hetimor po analizon dhe lëvizjet e 49-vjeçarit përpara ekzekutimit. Gjithashtu po grumbullon pamje filmike të vendeve të frekuentuara prej tij në Tiranë gjatë së premtes.