Athina u trondit mbrëmjen e djeshme nga një vrasje e dyfishtë me armë zjarri në një lokal. Kreshnik Çerçizaj 41 –vjeç dhe Armando Ogranja 44-vjeç janë dy shqiptarët që u ekzekutuan me breshëri plumbash në kokë dhe gjoks.
Kreshnik Çerçizaj rezulton i skeduar nga drejtësia. 41-vjeçari nga Vlora, rezulton i dënuar me 7 vite për trafik klandestinësh.
Çerçizaj rezulton i përfshirë në tragjedinë e 21 gushtit të vitit 2002, ku humbën jetën dy persona. Skafi me 32 klandestinë në bord udhëtonte drejt Italisë, por në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së
Guardia di Financës ka ndodhur një përplasje dhe për pasojë dy prej klandestinëve humbën jetën. Prokuroria e Vlorës kërkoi dënimin me 18 vjet burg për dy pronarët e skafit qe u përplas me mjetin e Guardia di Financa.
Kreshnik Çercizaj bashkë me Dorian Serjanin, u akuzuan për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit me pasojë vdekjen e Ilirian Idrizit, ish-drejtori i shkollës së Babicës dhe Zybajde Bracajt nga Mallakastra.
Por gjykata vendosi që të dënojë me 7 vite burg Çerçizajn. Policia greke nuk ka ende asnjë të arrestuar për vrasjen e dyfishtë që tronditi Athinën.
Dalin emrat, ja kush janë dy shqiptarët që u ekzekutuan në Greqi