18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmëron Europol: Dhuna nga ekstremi i djathtë po rritet frikshëm

Kryesoret

Kërcënimi i sulmeve në internet nga komunitetet e ekstremit të djathtë, ndërkufitar, po rritet, paralajmëroi shërbimi policor i Evropës, pas një operacioni që gjeti më shumë se 800 shembuj të përmbajtjes së dhunshme ose “terroriste”.

Dy sulme të fundit, një në SHBA dhe tjetri në Sllovaki, me persona të armatosur që besohet se janë nga e djathta ekstreme, “tregon qartë një rritje shqetësuese të akteve të dhunshme dhe terroriste të ekstremit të djathtë në shkallë globale,” tha Europol .

“Autorët e këtyre sulmeve i përkisnin komuniteteve ndërkufitare, online dhe ishin të frymëzuar nga ekstremistë të tjerë të dhunshëm dhe terroristë”, shtohet në deklaratë.

Europol dha si shembuj dy sulme që u atribuohen ekstremistëve të djathtë dhe ndoshta të lidhura me përmbajtje online.

E para ishte masakra e dhjetë afrikano-amerikanëve nga supremacisti i bardhë Peyton Gedron në Buffalo, Nju Jork. I dyti ishte në Bratislavë nga një “adoleshent i radikalizuar”, djali i një zyrtari të partisë së ekstremit të djathtë, i cili vrau dy burra jashtë një bari homoseksualësh në tetor.

“Këto sulme demonstrojnë rolin kryesor që luan propaganda në internet në procesin e radikalizimit”, tha Europol.

Një shembull tjetër i fundit i rritjes së dhunës së ekstremit të djathtë në Evropë është arrestimi i 25 komplotistëve në Gjermani në fillim të këtij muaji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit