Kjo javë parashikohet të jetë nën dominimi e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku do të kemi dominim të kthjellimeve në qytetet bregdetare dhe në zonat e ulëta.
Në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të sjellin reshje. Për sa i përket temperaturave mësohet se do të ketë një rënie të lehtë.
Vlerat minimale do të zbresin në 1 deri në 2 gradë celsius ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat minimale do të luhaten në vlerat 7 deri në 13 gradë celsius.
Për sa i përket orëve të mesditës temperaturat do të shkojnë deri në 18 gradë celsius, ndërsa në zonat malore do të shkojnë në 13 dhe 14 gradë celsius.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë gjithashtu nën dominimin e kushteve të qëndrueshëm të kushteve atmosferike.