Marjeta Kraja ia kishte rrëfyer të dashurit të saj se ajo së bashku me djalin dhe një mik të djalit kishin vrarë dhe djegur Menduh Kurtdedën. Në dosjen e plotë hetimore një person i identifikuar si Faik Stojna, tregon për policinë se Marjeta dhe Besmir Karaj i kishin treguar detaje nga ngjarja e vitit 2017.
“Në vitin 2014 jam njohur me Marjeta Karajn, e cila ka qenë e punësuar si sekretare në një OJF të krijuar me Menduh Kurt-Deda. Mes tyre, ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës.
Më pas, për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve, Marjeta Karaj, ka përfshirë djalin e saj Besmir Karaj, i cili, në bashkëpunim me një person tjetër, pasi kanë dhunuar shtetasin Menduh Kurt-Dedai kanë vëne flakën me anë të një mjeti ndezës, çakmak.
Këto fakte unë i kam mësuar mësuar disa kohë më pas nga Besmir Karaj si dhe mamaja e tij shtetasja Marjeta Karaj, me të cilën fillimisht kam patur lidhje intime ndërsa me pas kam patuar mosmarrveshje lidhur me një borxh”.
Hetuesit dyshojnë se frika se mund ta vrisnin edhe atë për boxhin, ka bërë që Stojna t’i drejtohet policisë. Dëshmia e tij rihapi çështjen. Versioni i dhënë prej tij u krahasua me atë të të arrestuarit tjetër, Gazmir Ngotës.
Grupi hetimor ka gjetur përputhshmëri dhe që të dy kanë identifikuar Marjeta Karajn si urdhëruese të krimit. Djali i saj është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Dëshmia kyçe! Kush është “Faja” që zbuloi “bamirësen” vrasëse në Tiranë?