Në Shtetet e Bashkuara, rreth 658 milionë doza vaksinash Covid-19 janë administruar që kur u shpërndanë për herë të parë dy vjet më parë.
Shkolla e Shëndetit Publik Yale bëri me dije se vaksinat kundër Covid parandaluan rreth 3.2 milionë vdekje dhe 18.5 milionë shtrime në spital nga prezantimi i tyre në dhjetor 2020 deri më 30 nëntor 2022.
Një mostër e CDC e vdekjeve zbuloi se 39% ishin të pavaksinuar dhe 61% ishin të vaksinuar.
Ky fenomen ka bërë shumë njerëz të hutuar dhe të pyesin nëse vaksinat dhe përforcuesit e Covid janë ende efektive dhe të garantuara. Por mjekët vazhdojnë të bëjnë thirrje për vaksinimin e dozave të tjera këtë vit, pasi atyre të bëra më parë u ka mbaruar efekti dhe rrezikohemi nga një shpërthimi i ri.
Për këtë dr. Sanjay Gupta e ka krahasuar me vaksinën e gripit.
“Por mbani mend, shumë prej nesh marrin vaksinën kundër gripit çdo vit: Ne nuk supozojmë se jemi të mbrojtur nga një vaksinë gripi një vit më parë. Ne e marrim vaksinën edhe në stinët kur vaksina e gripit është shumë më pak efektive se vaksina kundër Covid. Për disa sëmundje, si fruthi, një vaksinë e vetme ose një infeksion i mëparshëm na siguron një mbrojtje pothuajse gjatë gjithë jetës. Edhe pse ne shpresonim për një skenar të vetëm kur vaksinat e Covid u shfaqën dy vjet më parë, virusi nuk e bëri këtë. Vaksinat më të reja janë duke u studiuar që mund të ofrojnë mbrojtje shumë më të qëndrueshme,” është shprehur mjeku.