Të ftuar te “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo, avokatët Saimir Vishaj, Genc Gjokutaj dhe juristi Endri Shabani diskutuan në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Saimir Vishaj: Drejtuesi i prokurorisë as nuk emëron prokurorë të posaçëm as nuk shkarkon. Prokurorët e posaçëm merrem me çështje shumë banale. Në Maqedoni u arrestua drejtuesja e prokurorisë së posaçme, por te ne nuk guxon. Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar, sot po mësojnë brezin e ri janë bërë pedagogë.
Endri Shabani: Ne kemi prokuroi kemi dhe gjykata të rrethit. SPAK-u u ngrit për të arrestuar 5 burra. Por këto 5 burra janë ende të lirë duke vjedhur.
Genc Gjokutaj: Si ka mundësi që në momente të vështira arrestohen grupe të mëdha. Ne kemi organe vetting-u të pavetuar, njerëz që nuk kanë bërë një seancë gjyqësore. prandaj unë them që ka ardhur momenti që ne të bëjmë reformën e reformës. Kjo diagnozë nuk është vetëm e SPAK-ut është e të gjithë sistemit gjyqësor. Korrupsioni është sëmundje.