Një ngjarje aksidentale është shënuar këtë të martë në Maliq. Një 59-vjeçare, e cila po zhvendoste armën e gjahut të bashkëshortit është plagosur. Ajo po merr mjekim në spital.
“Më datë 20.12.2022, në fshatin Shëngjergj, Maliq, shtetasja M. M., 59 vjeçe, dyshohet se gjatë zhvendosjes brenda banesës, së një arme gjahu (çifte), aksidentalisht arma është shkrepur dhe për pasojë kjo shtetase ka pësuar djegie të lehta në trup.
59-vjeçarja aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Arma e gjahut (çifte) posedohej me leje nga bashkëshorti i 59-vjeçares.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.“-ka njoftuar policia.