Mesfushori spanjoll, Isco ka arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me Sevillan e cila është e vlefshme deri në vitin 2024.
Sipas një njoftimi të publikuar nga Marca ish-ylli i Real Madridit i ka ndarë rrugët me andaluzianët.
30-vjeçarit i është reduktuar rëndësia në skuadër, pasi Julen Lopetegui i cili e transferoi si futbollist të lirë nga Los Blancos, u shkarkua në muajin tetor.
Në bazë të njoftimit, kontrata e Iscos që ishte e vlefshme deri në vitin 2024 do të ndërpritet tani.
Futbollisti nuk ka pasur raporte të mira me drejtorin sportiv, Monchi dhe është stërvitur vetëm për shkak të një problemi me nyjën e këmbës.
Spanjolli shijoi një fillim të shkëlqyer të karrierës së tij, duke luajtur për Malagan dhe Real Madridin midis viteve 2012-2017.
Megjithatë, lëndimet dhe forma e dobët bënë që të mbetet prapa në zgjedhjet e Carlo Ancelottit, ashtu që në verë u largua nga Santiago Bernabeu pas një qëndrimi 9-vjeçar.
Isco tani do të kërkojë një klub të ri, pasi dëshiron një tjetër shans për të ringjallur karrierën e tij që dikur ishte premtuese.
Një ribashkim me Lopeteguin te Wolverhampton Wanderers tashmë është sugjeruar përpara afatit kalimtar të janarit.