Mjekët në spitalin Sainte Musse në Toulon, Francë nuk u besonin syve kur një 88-vjeçar shkoi në urgjencë me një predhë në anus.
Sipas një zëdhënësi të spitalit nga ora 21.00 deri në orën 23:30 mbrëmjen e së shtunës ndodhi një emergjencë që kërkoi ndërhyrjen e zjarrfikësve, evakuimin e urgjencave të të rriturve dhe pediatrisë dhe devijimin e urgjencave që vinin.
Ekspertët e asgjësimit të bombave që nxituan në vendngjarje përcaktuan se kishte pak mundësi që raketa të shpërthente.
Mjekët e habitur më pas filluan procesin e heqjes së objektit nga anusi i burrit.
“Një mollë, një mango apo edhe një shishe shkumë rroje, jemi mësuar të gjejmë objekte të futura aty ku nuk duhet të jenë”, tha një mjek.
Mjekët duhet ta çojnë të moshuarin në operacion për të hequr plumbin.
Sipas spitalit ai tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të shërohet plotësisht nga operacioni.
Un papy se présente aux urgences avec un obus dans l’anus à Toulon: l’hôpital partiellement évacué https://t.co/WGaFdnJXaZ pic.twitter.com/AfXxtHozep
— Var-matin (@Var_Matin) December 19, 2022