Kryeministri Edi Rama i cili ishte i pranishëm në ceremoninë “Mësuesi i Vitit” nga ku dha lajmin e mirë se studentët që do ndjekin studimet për mësuesi do përfitojnë paga të përmuajshme.
‘Shkollën e mësuesisë e kemi kthyer në një program kombëtar, studentët që futen në shkollën e mësuesisë marrin dhe pagën e përmuajshme deri në përfundim të shkollës. Se pas shkollës marrin përsipër diçka që është gjëja më e shtrenjtë, siç janë fëmijët.
Ndryshimi i sistemit. Janë 2 ndryshime kolosale, kanë lehtësuar mësuesit, prindërit, fëmijët. Kjo duket nga përshtypjet e mësuesve vetë. Do ti rrisim përsëri pagat për mësuesit, për punonjësit psiko-social dhe ata të sigurisë.