-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spanja pret të miratojë ligjin për trans gjinorët, ndër vendet e para që merr një vendim të tillë

Kryesoret

Parlamenti spanjoll do të votojë nesër në lidhje me projektligjin për të drejtat e transgjinorëve.

Projektligj i cili shkaktoi përçarje jo vetëm në koalicionin qeverisës por edhe në lëvizjen feministe të Spanjës.

Ky projekt-ligj kryesor i shtyrë nga e majta radikale, partia Podemos, partneri socialist i kryeministrit Pedro Sanchez në qeveri, duhet të miratohet më pas nga Senati.

Nëse “Ligji Trans”, siç e quajnë spanjollët miratohet siç pritet në javët në vijim, Spanja do të bëhet një nga vendet e pakta në botë që do të lejojë vetëvendosjen gjinore përmes një akti të thjeshtë administrativ.

Ata synojnë ndalimin e idesë se interseksi është një sëmundje mendore.

Ligji gjithashtu do të lejojë këdo që dëshiron të ndryshojë emrin dhe gjininë në kartën e identitetit që nga mosha 16 vjeç pa pasur nevojë të ketë një opinion mjekësor që vërteton se vuajnë nga “disforia gjinore” ose disa dëshmi të terapisë hormonale.

Në lidhje me këtë ligj ka pasur shqetësime të cilat lidhen me të drejtën për vetëvendosje të të rinjve nën 16 vjeç.

Brenda Partisë Socialiste, projektligji ka shkaktuar tensione, duke filluar me largimin e papritur në tetor të aktivistes Carla Antonelli, gruaja e parë transgjinore e zgjedhur në parlamentin rajonal të Spanjës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit