-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë, 30-vjeçari rrëzohet nga shkallët e pallatit dhe dëmtohet rëndë në kokë, çohet në spital!

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë, por fatmirësisht pa pasoja për jetën, ka ndodhur në kryeqytet ku një 30-vjeçar është rrëzuar nga shkallët e pallatit dhe ka pësuar dëmtime në kokë, ndërsa është transportuar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

‘Më datë 21.12.2022, rreth orës 06:30, është paraqitur në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasi K. K., 30 vjeç, i cili dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët e pallatit dhe si pasojë është dëmtuar në kokë. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’, njofton Policia në lidhje me rastin në fjalë.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona për vepra të ndryshme penale. Kështu, është arrestuar një 54-vjeçar për vjedhje me dhunë. Po ashtu edhe një i ri, të cilit iu gjet një dorezë metalike.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin L. C. (P)., 29 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur ka vjedhur disa produkte, në magazinën e shtetasit F. M.’, njofton Policia e Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit