Ish-zv/kryeministri Erion Braçe mbajti sot një tjetër fjalim të fortë në parlament me fokus bujqit dhe blegtorët që sipas tij janë harruar dhe lënë pas dore nga qeveria.
Ai tha se këta njerëz, “na bënë deputetë dhe jeta po u shkon atje mes tokës dhe haureve pa mbështetje”.
Si pasojë e këtyre politikave, Braçe tha se njerëzit po largohen nga vendi. Situatën e përshkroi me një gjest konkret duke vendosur duart në kokë.