Shoqja e ngushtë, Joy Brenda e Joyce Aoko ka treguar për Report Tv në lidhje me të dashurin e saj dhe ngjarjen e rëndë që i ndodhi punonjëses keniane të kazinos.
Brenda ka bërë me dije se i dashuri i shoqes është një personi i rëndësishëm në vendin tonë, rreth moshës 30 vjeçare dha i vjen herë pas herë në vendin tonë. E reja ka refuzuar të tregojë identitetin e plotë të tij.
Brenda dhe Aoko kanë qenë të dyja në kazino punonjës, por pas aksidentit të Joyce ajo është larguar pasi ndihej e kërcënuar nga shoferi i kazinos.
“Joy kishte lidhje me një djalë nga Shqipëria, vetëm unë e njoh atë. Nuk kam dëshmuar në polici për të, pasi ai është një person shumë serioz dhe i rëndësishëm aty. Ai vinte rrallë në Shqipëri. Takonte Joy-in për 3-4 ditë dhe ikte. Dukej si biznesmen”, tha shoqja e saj.
Nga ana tjetër, ajo ka shtuar se Emily, shoqja e apartamentit të Joyt ka dijeni për më shumë në lidhje me ngjarjen, por nuk tregon pasi është e frikësuar.