-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fshehu tokën, apartamentet dhe bodrumet! SPAK kopsit dosjen e gjyqtarit të lartë

Kryesoret

SPAK kërkon konfiskimin e 7 pasurive të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenela. Ai është marr i pandehur dhe është dorëzuar dosja ne gjykate për të filluar procesi gjyqësore. Prokuroria e akuzon për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

Ai u tërhoq nga kalimi i filtrit të vettingu duke dhëne dorëheqjen. Guxim Zenelaj, i janë sekuestruar 1000 metra tokë në Porto Palermo dhe 2 garazhe në Ishull-Shëngjin. Po ashtu atij i është sekuestruar 1 dyqan dhe 3 apartamente në Ishull-Shëngjin.

NJOFTIMI

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  kërkesën  me objekt gjykimin e procedimit penal nr 137/5 të vitit 2021, në  ngarkim të të pandehurit Guxim Zenelaj, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, akuzuar për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Po kështu, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u dërgua për gjykim kërkesa për konfiskimin e pasurive të të pandehurit Guxim Zenelaj si më poshtë:

  1. Pasuria me numër. 674, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
  2. Pasuri me numër 3/670-B9, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  3. Pasuri me numër 3/670-B10, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  4. Pasuri me numër 3/670-N1, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  5. Pasuri me numër 3/670+1-10, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  6. Pasuri me numër 3/670+1-18, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  7. Pasuri me numër 3/670+1-55, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit