Grabitja e bizhuterisë nuk iu ka rezultuar sipas planit dy hajdutëve, pasi janë vrarë nga pronari i argjendarisë. 67-vjeçari Mario Rogero, në prill të 2022 ndoqi, qëlloi dhe vrau dy grabitës të cilët hynë në dyqanin e tij dhe pasi lidhën vajzën e tij tentuan të arratiseshin me bizhutë e vjedhura.
Sipas avokatit, argjendari nga Italia është vënë në ndjekje të tre grabitësve të cilët kishin dalë nga dyqani i tij dhe qëlloi “për t’i vrarë, duke tejkaluar qëllimisht kufijtë e mbrojtjes së ligjshme”.
Videoja e kamerave të sigurisë tregon momentin kur grabitësit hynë në argjendarinë pasditen e 28 prillit. Tre grabitësit që kishin thika dhe një armë, e cila më pas rezultoi e rreme, kërcënuan se do të vrisnin 67-vjeçarin dhe i lidhën vajzën.
“Më vjen keq që ndodhi, është vërtet keq, por ishte ose ata ose unë. Me dorën e djathtë hapa arkën dhe me të majtën një sirtar që e dija se kishte armën time dhe kështu u gjendëm duke kërcënuar njëri-tjetrin… dhe më pas ata u larguan”, tha argjendari pas arrestimit.
Sipas shkresave, argjendari që ka ndjekur grabitësit, ka qëlluar pesë herë, si pasojë e të cilit dy nga grabitësit kanë rënë të vdekur pak metra larg argjendarisë, ndërsa i treti është plagosur dhe është dërguar në spital.