Disa detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e dy shqiptarëve në Greqi që dyshohet se ishin pjesë e të njëjtës grupi trafikantësh me Edmond Papën. Policia greke ka bërë me dije se ekzekutori i dy shqiptarëve ndodhet në Greqi dhe se porosia është dhënë nga një bashkatdhetari i tij në burg.
“Informatorët kryesorë janë njerëzit pas hekurave. Edmond Papa ka qenë më parë i burgosur në burgjet e Korydallos“, kanë bërë me dije mediat greke.
Policia greke ka treguar se ekzekutori ka qenë një vrasës me pagesë dhe se nuk ishte hera e parë që realizonte një plan të tillë.
Nga ana tjetër, vajza që mbeti e plagosur është dëshmitarja kyç e çështjes dhe deri më tani ajo ka deklaruar se ka vrapuar të fshehej dhe se nuk i kujtohet shumë. Por bëhet me dije se për shkak të traumës së pësuar ka vështirësi të mbaj mend detaje.
Pjesë e të njëjtës bandë? Policia në gjurmë të autori: Ja kush i vrau shokët e Edmond Papës