Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike në det në brigjet e saj lindore, sipas një njoftimi nga agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap. Roja bregdetare japoneze njoftoi gjithashtu se Koreja e Veriut lëshoi një raketë, e cila mund të jetë balistike.
Rrjeti televiziv japonez NTV raportoi se raketa e Koresë së Veriut dukej se kishte rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë. Kjo raketë balisitike është e teta që ka lëshuar Pheniani këtë vit. Kjo ndodhi në mes të shqetësimeve se së shpejti verikoreanët do të testojnë një armë bërthamore.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, Koreja e Veriut ka kryer një sërë testimesh, teksa ka thënë se po teston sistemet e armëve bërthamore që janë të dizajnuara për të sulmuar caqe në Korenë e Jugut dhe në SHBA.