Justin Bieber është afër një marrëveshjeje për t’i shitur të drejtat për katalogun e tij muzikore Hipgnosis Songs Capital të mbështetur nga Blackstone për rreth 200 milionë dollarë, konfirmojnë burimet për Variety.
Lajmi, i cili është përfolur prej javësh, u raportua fillimisht nga Hits dhe Wall Street Journal.
Marrëveshja, për të cilën burimet theksojnë se nuk është bërë ende, përfshin aksionet e Bieber në katalogun e tij të botimit dhe muzikës së regjistruar, të cilat burimet thonë se do të vazhdojë të administrohet dhe të zotërohet nga Universal edhe nëse marrëveshja mbyllet.
Lajmi vjen në një kohë të trazuar për këngëtarin, vetëm disa javë pasi ai shtyu datat e mbetura në turneun e tij “Justice” deri në një kohë të papërcaktuar “vitin e ardhshëm”.
Turneu, i cili fillimisht ishte planifikuar të niste në vitin 2020, është shtyrë ose vonuar disa herë, fillimisht për shkak të pandemisë, por së fundmi pas përballjes së tij me sindromën Ramsay Hunt, një virus i rrallë që në rastin e tij shkaktoi paralizë të fytyrës.