-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas shkeljeve të Nusretit në finalen e Botërorit Infatino heq nga Instagram-i kuzhinierin

Kryesoret

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino nuk e ndjek më “Salt Bae” në Instagram pas hetimeve të nisuara se si kuzhinieri i famshëm u lejua të hynte në fushë pas finales së Kupës së Botës.

Salt Bae, emri i vërtetë Nusret Gokçe është parë duke folur me lojtarët e Argjentinës dhe duke pozuar me trofeun e Kupës së Botës.

Ai bëri një foto me Lionel Messin ndonëse kapiteni i Argjentinës fillimisht e kundërshtoi atë në dy raste.

Edhe Lisandro Martinez dukej tepër në siklet duke bërë një foto me kuzhinierin turk.

Reagime të shumta pati edhe në lidhje me lejimin e prekjes së trofeut nga Salt Bae.

Një trofe prej 18 karatësh ari kur rregullat përcaktojnë qartë se duhet të jenë vetëm lojtarët, ish-fituesit e Kupës së Botës, FIFA dhe krerët e shteteve ata që mund ta prekin.

Pas një periudhe heshtjeje, FIFA përfundimisht lëshoi ​​një koment për situatën.

Sipas Sky Sports, presidenti i FIFA-s, Infantino që nga momenti i shkeljes së Salt Bae ai e ka hequr nga lista e ndjekësve të tij në Instagram.

Infatino më parë ndiçte vetëm 303 njerëz në platformë, por kjo ka rënë në 302 pasi llogaria zyrtare e Salt Bae me 49.9 milionë ndjekësit e saj, nuk shfaqet më në listën e tij.

Të dy duket se kanë një miqësi të gjatë.

Në janar të vitit 2021, Salt Bae postoi një video të Infantinos duke shijuar ushqimin në restorantin e tij Dubai dhe Infantino bëri një pjesë në kamerë duke e quajtur atë një “legjendë” dhe “numër një”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit