-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spanjollët habiten me tifozin e Tiranës: Bëri propozimin më të çmendur për martesë (VIDEO)

Kryesoret

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit përfundon në mediat botërore. Gazeta më e madhe sportive spanjolle, “Marca” e ka renditur mes lajmeve kryesore atë që ndodhi në Tiranë.

Jo rezultatin dhe nivelin e lojës, por propozimin për martesë dhe emocionet. Para se te startonte ndeshja një tifoz ka surprizuar dashurinë e jetës së tij.

Tifozi u fut në fushë dhe bëri sikur u dëmtua, me stafin mjekësor të Tiranës që shkoi për ndihmë. Gjithçka dukej e programuar, ndërsa e dashura e tij u lejua të futej në fushë për t’i qëndruar pranë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SPORTbible (@sportbible)

Në këtë moment tifozi ngrihet dhe i propozon të dashurës për martesë. Ultrasit patën ovacione të shumta, ndërsa pas trishtimit dhe panikut vajza duket e lumtur dhe thotë “PO”.

Gjithë këtë skenë “Marca” e cilëson si “propozimin më të çmendur për martesë, që është parë në një fushë futbolli”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit