Pasditen e sotme është rikonstruktuar busti i Mid’hat Frashërit është rivendosur sërish pasi u shkatërrua ditën e djeshme në parkun e Liqenit.
Kujtojmë që mëngjesin e djeshëm është gjetur i rënë përtokë dhe i shkatërruar busti i Mid’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, e cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018, kur u sollën dhe eshtrat e tij në Shqipëri.
Mid’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar, një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”.