Në Tiranë mesha e krishtilindjes për besimtarët katolikë nisi rreth orës 23:00 në Katedralen e Shën Palit dhe vijoi deri pas mesnate.
Mesha u drejtua nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.
Ai uroi të gjithë besimtarët e krishterë dhe theksoi se rinia shqiptare duhet të rizbulojë të ardhmen në vendin tonë.