Mëngjesi i kësaj të diele ka mbledhur në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, të gjithë besimtarët ortodoks për të kremtuar Krishtlindjet.
Meshën e mbajti kryepeshkopi Anastas Janullatos. Mbrëmë në Katedralen e ‘Shën Palit’ kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj drejtoi meshën për besimtarët katolikë.
Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.