Franco Frattini, i cili shërbeu dy herë si ministër i Jashtëm i Italisë dhe mbajti disa poste të tjera në kabinet, vdiq të shtunën në moshën 65-vjeçare.
Ai prej disa kohësh ishte i sëmurë me kancer, vdiq në një spital të Romës.
Ai ishte ministër i jashtëm nën qeveritë e kryesuara nga kryeministri Silvio Berlusconi 2002-2004 dhe 2008-2011 dhe mbajti dy poste të tjera në kabinet në qeveritë e drejtuara nga Berlusconi dhe Lamberto Dini në vitet 1990.
Nga viti 2004 deri në 2008 ai ishte komisioner evropian për drejtësinë dhe në kohën e vdekjes së tij ishte president i Këshillit të Shtetit të Italisë, një organ konsultativ që mbikëqyr administratën publike.
Ai e filloi aktivitetin e tij politik si anëtar i Partisë Socialiste dhe më pas iu bashkua partive të qendrës së djathtë të Berlusconit.