-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zëri i Amerikës: Moldavia e kërcënuar nga Rusia

Kryesoret

Zyrtarët moldavë të zbulimit paralajmëruan se forcat ruse mund të nisin një ofensivë ushtarake në Ukrainën jugore në fillim të vitit të ardhshëm.

Një nga qëllimet, thonë ata, mund të jetë bashkimi i forcave ruse në Ukrainë me një rajon separatist të mbështetur nga Moska në Moldavi, të quajtur Transnistria. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anna Kosstutschenko vizitoi këtë rajon. Për arsye sigurie disa nga personat e intervistuar nuk e bënë të ditur identitetin e tyre.

Nina u lind dhe u rrit në fshatin ukrainas Velyka Mykhailivka në rajonin e Odesës, i cili ndodhet në kufi me Transnistrinë, një rajon i Moldavisë që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Pjesën më të madhe të jetës së saj, ajo ka punuar në një fabrikë të zonës. Sot, është pronare e një dyqani buke.

Ukrainasja nuk shprehet e shqetësuar pas paralajmërimeve të zbulimit moldav mbi mundësinë e një ofensive ruse në Ukrainën jugore.

“Janë vetëm fjalë. Jemi mirë këtu, gjithçka është e qetë. Djemtë tanë po na mbrojnë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Por të tjerë shprehen të shqetësuar.

“Jemi shumë afër kufirit. Gjithmonë jemi nën trysni, ndërsa përpiqemi të ndihmojmë ushtarët tanë, me sa mundemi”, thotë Liudmila, një banore tjetër.

Moldavia shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më 1991.

Një vit më vonë, separatistët e mbështetur nga Rusia nisën një luftë civile në Transnistri dhe që atëherë kontrollojnë rajonin që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Moldavisë.

Atje vazhdon të ketë trupa ruse. Prania e tyre është shqetësimi më i madh i ukrainasve që jetojnë pranë kufirit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit