Sot RENEA dhe FNSH zhvilluan një operacion blic në shtëpinë e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe. Por kush ishte indicia?
Fillimisht është raportuar se e gjitha ka ardhur nga një telefonatë që përgjigjet i një të burgosuri në një burg të sigurisë së lartë, që mendohet se ka ditur diçka më shumë për fatin e Ervis Martinajt.
Por kush është ky i burgosur? Dyshime të forta janë se bëhet fjalë për Jeton Lamin, efektivi i policisë i cili u arrestua për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi shoqëronte Martinajn pak ditë përpara se ky i fundit të zhdukej.
Në media është folur edhe për një bisedë telefonike të këtij personazhi nga jashtë vendit në lidhje me atë që po ndodhte në shtëpinë e Martinajt duke çuar forcat speciale me shpejtësi.