Dy persona rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 87 testime që janë kryer në total, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Të infektuarit janë 1 person në Fier dhe 1 në Finiq.
Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,913 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 27 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 87
Testime totale 2,017,950
Raste pozitive 332,686
Raste të shëruara 328,913
Raste Aktive 177
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 139
Fier 3
Durrës 7
Gjirokastër 5
Vlorë 4
Berat 3
Lezhë 2
Shkodër 2
Korçë 1
Elbasan 1.