Hapen aplikimet për panelet diellore. Agjencia e Eficencës së njoftoi se në fazën e dytë do të instalohen sërish 2 mijë panele diellore për konsumatorët familjarë, të cilët do të përzgjidhen për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse.
Sipas Agjencisë së Eficencës së Energjisë konsumatorët familjarë që do aplikojnë për përfitim mase mbështetëse do mund të marrin shërbimin vetëm në një nga subjektet e publikuara.
Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga konsumatorët familjarë ofron subvencionimin deri në masën 70% të kostos nga qeveria. Kjo masë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimi i furnizimit me ujë të ngrohtë.