-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Libani i rrënuar, islamikët rekrutojnë të rinjtë

Kryesoret

Në një kohë kur Libani vazhdon të rrënohet ekonomikisht, një numër në rritje të rinjsh nga veriu i varfër i vendit, po i bashkohen grupit të Shtetit Islamik.
Ndërsa Libani rrëshqiti më thellë në mjerim ekonomik gjatë vitit 2022, të rinjtë janë zhdukur nga veriu i vendit i lënë pas dore, veçanërisht nga Tripoli, për t’u shfaqur më vonë në Irak, ku disa i janë bashkuar Shtetit Islamik.

Mahmmoud Seif pa vëllain e tij Bakr për herë të fundit në dhjetor 2020. Bakr u largua befas nga shtëpia dhe shkoi të merrte armët përkrah grupit radikal islamik. Një muaj më vonë, Mahmmoudi tha se Bakri u vra gjatë një sulmi ajror të qeverisë irakiane që synonte militantët e dyshuar në Irakun lindor.

“Bakri u zgjua në mëngjes dhe i tha mamasë së tij të përgatiste drekën. Më pas, u largua dhe nuk u kthye më. Bekri u zhduk”, thotë Mahmmoudi.

Migrimi i të rinjve ka ngjallur frikën e një vale të re rekrutimi radikal, duke përfituar nga zhgënjimi dhe dëshpërimi, i nxitur nga shkatërrimi ekonomik i Libanit dhe tensionet gjithnjë e më të pranishme sektare.

“Njerëzit në Liban po i bashkohen Shtetit Islamik për arsye të ndryshme: papunësia, varfëria dhe mungesa e shërbimeve bazë. Por ka edhe një faktor tjetër: policia arreston të rinjtë vetëm për shkak të dyshimeve për lidhje me militantët dhe më pas ata kalojnë vite në burg pa gjyq. Kjo krijon zhgënjim dhe dëshirën për hakmarrje”, thotë Mohammad Sablouh, Drejtor i Qendrës për të Drejtat e të Burgosurve./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit