-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori “huqin” e të dashuritë për të thyer ligjin? Kejvina: U shpalla në kërkim

Kryesoret

Shtëpia e Big Brother Vip duket se po u nxjerr sekrete vipave. Modelja Kejvina Kthjela ka treguar në kërkim për një kohë të gjatë për shkak se kishte shkaktuar një aksident.

Në fjalën e saj, modelja tha se i kishte rënë një makinë, pasagjerët e të cilës ishin nisur për në spital, por nuk kishte pranuar që t’u jepte 200 euro që kishin kërkuar për dëmshpërblim.

“Unë kam ikur nga vendi i aksidentit njëherë, mund të isha në kërkim. Më ka ndonjë adrenalinë ndonjëherë, më vjen nga hiçi dhe marr kot. Sikur kam pirë diçka. Isha në makinë me dy shoqet e mia, kot, duke i dhënë makinës shpejt. Kot, nuk kisha asnjë punë. Duke bërë si Shumaker. Ishte një Fiat, e vogël, por makina ime e mori. Këta të shkretit ishin nisur edhe për në spital, o zot, nejse, ky burri ishte shumë i mirë. Doli ajo gruaja, unë e di që e kam bërë gabim i thashë, ja prit të vijë Policia. Kjo gruaja po më acaronte, Policia po vonohej, mora makinën dhe ika për Vlorë. Ika në Vlorë si zonjë me shoqet e kështu. Më falni. Ka ndodhur para 1 viti. Makina ime ishte me qera, më merr djali dhe më thotë o Kejvina ke dalë në kërkim. Ohu thashë që nuk erdhi Policia. Pagova gjobën dhe ika. Ata më kërkuan 200 euro, më vjen inat,”-tha ajo.

Duket se modelja ka marrë “adrenalinë” nga i dashuri i saj Redjan Rraja, i cili akuzohet si i përfshirë në atentatit, që iu bë makinës së prokurorit Arjan Ndoji, në të cilën ndodheshin shoferi i tij, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit