Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora është absolutisht një nga artistet më të dëgjuara të pop-muzikës në rrafshin global.
Ndonëse në kohën kur e filloi karrierën, nuk kishte shërbime online të transmetimit muzikor, Rita prapëseprapë arriti që me kalimi e viteve të shënonte shifra të larta dëgjimesh edhe në platformat moderne të muzikës si: iTunes, Spotify, Apple Music, Shazam e të tjera.
Madje, vetëm në Spotify ajo ka arritur mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët e saj.
Lajmi është bërë i ditur nga një prej fansave të faqes së këngëtares, e cila shkruante: “Rita Ora ka arritur 6.1 miliardë dëgjime në Spotify falë të gjitha këngëve të saj”.
Një sukses i tillë është rishpërndarë në InstaStory edhe nga vet artistja.