Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, publikoi listën e tij për filmat më të mirë të vitit 2022, ndërsa tërhoqi vëmendjen për shkak të një përzgjedhjeje.
61-vjeçari publikoi në Twitter një listë të realizimeve më të mira filmike të vitit 2022, sipas tij. Dhe një film nga lista mori vëmendjen e përdoruesve të këtij rrjeti social. Gjegjësisht, bëhet fjalë për trilerin kriminalistik, “Emily the Criminal”.
Filmi portretizon Emily Benetto (të luajtur nga aktorja Aubrey Plaza), një femër në borxhe që përpiqet të shlyejë kreditë e saja studentore, por e paaftë për të gjetur një punë të paguar mirë për shkak të një dënimi për krim.
Është interesante se shumë besojnë se filmi “Emily the Criminal” përshkruan ekonominë e keqe dhe të paqëndrueshme, siç u krijua gjatë administratës së Obamas.
I saw some great movies this year – here are some of my favorites. What did I miss? pic.twitter.com/vsgEmc8cn8
— Barack Obama (@BarackObama) December 23, 2022